Showbiz

Mezi pres me ju pa! Dua Lipa në 28 nëntor vjen në Tiranë

Mezi pres me ju pa! Dua Lipa në 28 nëntor vjen në Tiranë

Ashtu sikurse premtoi, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor.

Përmes një videomesazhi anglisht dhe shqip drejtuar fansave të saj të shumtë, Dua shprehet se do të rikthehet në Shqipëri për koncert.

“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, thekson Dua.