Showbiz

Mesazhi që fshihet pas flokëve të kuqe të 'The Queen`s Gambit'

Mesazhi që fshihet pas flokëve të kuqe të 'The Queen`s

Grimieri dhe stiluesi i flokëve të Hollywood-it, Daniel Parker tregon se si e shndërroi nga flokë-kafe në kokëkuqe “The Queen`s Gambit”, protagonisten e serialit të famshëm të Netflix.

Në versionin origjinal të libri Beth është flokë gështenjë. Historia është e vendosur mes viteve 1950-1960. Beth e shikon veten të rritet si një fëmijë jetim, duke u shndërruar në një grua të re, kokëforte, duke luftuar për të dalluar në një botë shahu të mbizotëruar nga meshkujt.

“Unë lexoj skenarin, krijoj një imazh në mendjen time dhe filloj të punoj për këtë. Sfida më e madhe është të prodhosh diçka që arrin atë që kërkon skenari, i përzier me vizionin e regjisorit dhe vizionin tim. Sfida e këtyre ditëve është që gjithçka të duket reale. Pamja është thelbësore. Ajo kalon nga fëmija Beth në Beth-in e rritur. Grimi dhe flokët duhej ta tregonin atë histori. Vendimi erdhi nga leximi i skenarit. Për mua, ajo ishte gjithmonë një flokëkuqe e hijshme dhe e ndrojtur”, thotë kuratori i imazhit të saj.