Showbiz

Mesazhi i showgirl-it Carolina Marconi pas kimioterapisë, bën këdo të reflektojë

Mesazhi i showgirl-it Carolina Marconi pas kimioterapisë, bën

“Sot bëj 18 ditë pas kimioterapisë sime të fundit: këto janë ditë rikuperimi, kthimi në jetën normale nuk është i lehtë. Duket sikur të gjithë ecin me 100 në orë, ndryshe nga unë”.

Kështu nis postimi i gjatë që showgirl-i nga Venezuela Carolina Marconi publikoi në profilin e saj në Instagram për të treguar rrugën e saj pas kimioterapisë.

"Ndër gjërat që kam filluar të bëj sërish, është edhe një aperitiv i këndshëm me miqtë e mi më të mirë me të cilët nuk isha takuar prej kohësh. I vështrova në heshtje dhe m`u dukën të shqetësuar, në ankth. Më erdhi keq sepse do të doja t'i shihja gjithmonë të lumtur. Unë nga ana tjetër ndihesha gruaja më e lumtur në botë, sepse më në fund pas një kohe të gjatë nuk kisha dhimbje fizike. Nuk kisha të përziera apo dhimbje koke. Por mbi të gjitha nuk kisha frikë.

Më 15 dhjetor kam mamografinë dhe më pas në janar kontrollin total të trupit”, shton Carolina e cila në vend e mbyll me një mesazh të drejtpërdrejt.

“Gëzoje çdo ditë të jetës tënde, nuk ia vlen të zemërohesh. Çështja nuk është sa kemi, por sa të lumtur jemi: shëndeti është i çmuar”.