Showbiz

Mes Chiara Ferragnez dhe Fedez ka marrë fund

Mes Chiara Ferragnez dhe Fedez ka marrë fund

Chiara Ferragni dhe Fedez janë ndarë. Kështu po shkruajnë mediat italiane, që vijojnë më tej, të sigurta se Fedez është larguar nga shtëpia të dielën e kaluar.

Shkaku i ndarjes ishin problemet e fundit ligjore të influencueses. Po nuk ishin i vetmi shkak ato. Duket se marrëdhënia e tyre u kris që në Sanremon e vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me një burrë. Mendohet se Chiara ka dashur të ndahet më herët prej tij, por sëmundja e Fedez e bëri ta shtynte vendimin.

Diçka që duket se Fedez nuk ia diti për nder.

Kur nisën problemet ligjore, por edhe të imazhit, të Chiarës, për shkak të skandalit të panetones, Fedez e akuzoi se imazhi i keq i Chiarës po i prishte punë me bizneset e tij.

Në orët e fundit, Ferragni ka publikuar dy story të cilat i hedhin benzinë zjarrit, ose i japin forcë vetes përballë një ndryshimi të madh.

“Në jetë, fitorja dhe humbja do të ndodhin të dyja. Ajo që nuk është kurrë e pranueshme është të ndalosh”.

Dhe “Fuqia nuk është atje jashtë, është brenda teje”.