Showbiz

Meryl Streep: U betova se nuk do t'i kërkoja kurrë para një burri

Meryl Streep: U betova se nuk do t'i kërkoja kurrë para një

Meryl Streep është një aktore që ka qenë gjithmonë në anën e grave, e angazhuar në betejën kundër dhunës gjinore, një avokate e zjarrtë e të drejtave të barabarta.

Për një nga filmat e saj më të fundit, “The Post”, në të cilin ajo luajti Katharine Graham, botuesen që nxori Pentagon Papers, ajo dhe kolegu Tom Hanks u paguan me të njëjtën shumë.

Një shenjë se kohët po ndryshojnë?

Sido që të jetë, ajo vazhdon ta përkufizojë veten si feministe, por mbi të gjitha, humaniste.

Streep ka treguar sesi ishte historia e prindërve të saj që e bëri të betohej se kurrë në jetë nuk do t`i kërkonte para një burri.

“Njëherë dëgjova nga dhoma ime e gjumit që nëna i kërkonte babait para për të blerë këpucët tona. Mendova: 'Pse duhet t'i kërkojë paratë nëse janë të martuar?' Babai im punonte jashtë shtëpisë, nëna ime ishte një artiste reklamash që punonte në shtëpi dhe fitonte më pak. Por në një çift më dukej e padrejtë që ajo t`i kërkonte atij. Kështu që u betova me vete se unë kurrë nuk do t'i kërkoja para një burri”.