Showbiz

Nga lajmet e mira deri tek bombat që lëshoi Meghan. Akuza për racizëm familjes mbretërore: Kate më ka bërë të qaj

Nga lajmet e mira deri tek bombat që lëshoi Meghan. Akuza për

Harry dhe Meghan duket se nuk mbajtën rezerva lidhur me jetën e tyre brenda mureve mbretërore. Harry foli për marrëdhënien e tensionuar me William dhe tha se kanë takuar ferrin e vështirë të pajtohen bashkë, për babain Charles që nuk ia hap telefonin dhe për gjyshen mbretëreshë me të cilën komunikon ende. Kurse Meghan foli për lidhjen e saj me Kate.

Meghan tregoi se nuk e dinte sa të ndërlikuara ishin punët e mbretërisë.

"Unë nuk e kuptoja se çfarë ishte puna. Çfarë do të thotë të jesh një njeri mbretëror që punon. Unë jam rritur në Los Angeles ku shikon njerëz të famshëm gjatë gjithë kohës. Royals, nuk është e njëjta gjë. Është një lojë krejtësisht e ndryshme”, tha Meghan.

Dhe kunata më e madhe Kate duket se nuk e mirëpriti.

“Unë nuk e kam bërë atë të qaj, e kundërta ka ndodhur. Ajo më ka bërë mua të qaj. Dhe nuk e them këtë që të jem përçmuese. Ka ndodhur pak ditë para dasmës sime për fustanet e shoqërueseve të nuses. Kate ishte mërzitur për diçka dhe u nxeh. Pastaj e kuptoi gabimin dhe kërkoi falje. Më bleu dhe lule”, ka thënë Meghan.

Por historitë e familjes mbretërore nuk mbarojnë me kaq. Meghan tregon (pa zbuluar emra) sesi në familje diskutohej rreth ngjyrës që djali do të kishte.

“Kishte biseda rreth fakti se sa e ‘errët’ mund të ishte lëkura e Archie në ato muaj kur isha shtatzënë. Ai do të ishte fëmija i parë i familjes, me ngjyrë”, tha Meghan.

Meghan e lidh pikërisht me këtë fakt arsyen përse kur ishte shtatzënë iu tha se djali i saj nuk do të ishte Princ, pra nuk do të kishte titull. Dhe jo se asaj po i interesonte titulli. Vetëm se përmes tij djali do të kishte mbrojtje. Diçka që tani nuk e ka.

Kjo është edhe arsyeja përse çifti, i shkëputur nga familja, me hatërmbetje dhe pa të ardhura ka pranuar të firmosë me Spotify dhe Netflix për një seri dokumentarësh.

*Artikulli i In Style Magazine u përshtat në shqip nga Tiranapost.al