Showbiz

Meghan Meghan, po Harry çfarë tha për familjen e tij: Babai dhe William të ngecur në mbretëri si unë, por ata s`arrijnë të largohen

Meghan Meghan, po Harry çfarë tha për familjen e tij: Babai dhe

Familja mbretërore ka zhgënjyer edhe vetë Harry-n, jo vetëm Meghan. Princi tregoi se është ndjerë vazhdimisht i ngecur në familjen mbretërore dhe kjo ka ndodhur që para se Meghan të hynte në jetën e tij. Meghan thjesht e liroi për t`u çliruar.

Oprah Winfrey e pyeti Harry-n nëse do të tërhiqej nga detyrat e tij mbretërorë, nëse s`do kishte takuar Meghan dhe Harry tha:

"Nuk do të kisha qenë në gjendje, sepse edhe unë vetë isha i bllokuar deri në momentin që takova Meg".

Harry shkon edhe më tej kur thotë se nuk ishte i vetmi i ngecur brenda detyrave mbretërore. Sipas tij, ëilliam dhe babai Charles e vuajnë këtë gjë, pavarësisht se nuk heqin dorë.

Nga ana tjetër, Meghan iu përgjigj akuzave se manipulimet e saj e larguan Harry-n nga familja.

“E lashë karrierën, jetën time. Kam lënë gjithçka sepse e dua. Plani ynë ishte të qëndronim atje përgjithmonë."

Harry tha më tej:

“Ne bëmë gjithçka për ta bërë të funksiononte dhe kurrë nuk do të ishim larguar nëse pallati do të ishte mbështetës ndaj Meghan”, duke iu referuar luftës mediatike që nisi ndaj saj.

Harry gjithashtu tregoi se familja e tij ia ndërpreu financat në fillim të vitit 2020 që kur çifti lajmëroi se hiqte dorë nga detyrat mbretërore. Ai shtoi se arritën të largoheshin nga Britania, vetëm falë parave që nëna e tij Diana i ka lënë.

Për nënën e ndjerë Harry tha:

“Do të kishte qenë shumë e zemëruar me mënyrën sesi ndodhi gjithçka. Por në fund të fundit, mbi të gjitha ajo do të donte të na shikonte të lumtur.”

Po për gjyshen mbretëreshë?

"Unë kurrë nuk ia kam punuar pas shpine gjyshen time. Kam shumë respekt për të."

Baba Charles?

Duket se ai e ka ndërprerë komunikimin me djalin.

“Nuk ma hap me telefonin”, ka thënë Harry.

*Artikulli i Marie Claire u përshtat në shqip nga Tiranapost.al