Showbiz

Meghan dhe Harry mbërrijnë në New York, zbulohet arsyeja e udhëtimit që s'ka lidhje me familjen mbretërore

Meghan dhe Harry mbërrijnë në New York, zbulohet arsyeja e

Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen për herë të parë në publik pasi mbërritën në New York të SHBA-ve. Çifti nis kështu turin e parë të përbashkët dhe daljen në publik qëkur erdhi në jetë vajza e tyre Lilibet në muajin qershor.

Duka dhe Dukesha e Sussex do të zhvillojnë vizitën me rastin e eventit 'Global Citizen Live', ku do të takohen me guvernatorin Kathy Hochul, kryebashkiakun e New York, Bill de Blasio, gruan e tij Chirlane McCray dhe djalin e tyre Dante de Blasio.

Meghan dhe Harry mbërrijnë në New York, zbulohet arsyeja e

“Është ndjesi e mrekullueshme të rikthehesh”, tha Meghan Markel kur u pyet nga gazetarët. Vizita e fundit e Markle në New Yok ishte në vitin 2019, ku mori pjesë në US Open për të mbështetur shoqen e saj Serena Williams. Ajo gjithashtu vizitoi New York-un disa muaj më parë ku organizoi baby-shower-in e djalit Archie.

Eventi ku ata marrin pjesë, ka për qëllim mbledhjen e fondeve dhe ndërgjegjësimin për kapitalin global të vaksinave anti-Covid. Të famshëm si Jennifer Lopez, Billie Eilish, Doja Cat, Lizzo dhe të tjerë do të jenë të pranishëm.

Kjo është nisma e fundit e çiftit për të inkurajuar njerëzit që të bëjnë vaksinën anti-Covid.

Udhëtimi në New York është i pari i përbashkët i çiftit që kur u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore vitin e kaluar. Turneu i lamtumirës në Britani në mars të vitit 2020 ishte hera e fundit që çifti doli në publik së bashku. Që nga ajo kohë, ata janë zhvendosur në Montecito të Kalifornisë ku jetojnë me dy fëmijët e tyre.

*Artikulli i Elle, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.