Showbiz

Mediat e huaja mbushen me lajme për një ndarje të mundshme mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Mediat e huaja mbushen me lajme për një ndarje të mundshme mes

Mund të ketë ndodhur ajo që nuk pritej dhe Bennifer t'i kenë dhënë duart njëri tjetrit.

Mediat e huaja janë mbushur orët e fundit me lajmin e një ndarje të mundshme mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Lajmi nuk vjen nga hiçi. Në disa evente radhazi nuk janë parë bashkë. I fundit ishte Met Gala ku Jenn parakaloi vetëm në tapetin e kuq dhe në after party.

Plot 47 ditë që nuk janë fotografuar bashkë.

A mund të jenë ndarë?

Edhe mundet. Pasi Jennifer ka pëlqyer së fundmi një faqe dhe statuse ku shkruhet për lidhje të shkatërruara.

Në gjithë këtë histori, nëse mes tyre ka vërtet një ndarje, zhgënjimin më të madh e pësojnë fansat e një dashurie të rikthyer pas 20 vitesh, 5 martesash të dështuara dhe 5 fëmijësh me partnerë të tjerë.