Showbiz

‘Më përdhunoi me shishe qelqi’. Amber Heard dëshmon në gjyq

‘Më përdhunoi me shishe qelqi’. Amber Heard dëshmon

Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard ka pasur seancën e radhës mbrëmjen e djeshme. Dëshminë këtë herë e dha Amber e cila e akuzon për abuzim seksual.

Ajo tregon se disa javë pasi ishin martuar dhe ndodheshin për xhirimet e filmit të tij në Australi, Johnny e përdhunoi me një shishe pije alkoolike.

“Në një moment ai është sipër meje, duke bërtitur: Të urrej, ti më shkatërrove jetën prej mbreti që kisha. Ai ishte mbi mua. Po e shikoja në sy dhe nuk më dukej si ai. Ishte nxirë i gjithi. Nuk kam qenë aq e frikësuar ndonjëhetë në jetën time. Ai po më shikonte. Koka ime po përplasej me pjesën e pasme të banakut dhe nuk mund të merrja frymë. Mbaj mend që u përpoqa të ngrihesha për t'i thënë se po më lëndonte vërtet. Nuk mund të merrja frymë. Nuk mund të ngrihesha. Mendova se po më godiste me grusht. E ndjeva presionin në kockën time pubike dhe mund ta ndjeja krahun e tij duke lëvizur. Më dukej sikur po më godiste me grusht. Unë thjesht mund ta ndjeja këtë presion. Nuk e mbaj mend çfarë kam thënë, por qëndroja e qetë, pa lëvizur. Mbaj mend që shikoja nëpër dhomë, shikoja të gjitha shishet e thyera, xhamin e thyer dhe mbaj mend që nuk doja të lëvizja sepse nuk e dija nëse ishte thyer shishja prej qelqi që kishte futur brenda meje. Nuk e di si përfundoi. Nuk e di si zbrita nga banaku. Më kujtohet vetëm se isha në banjë. Më kujtohet tingulli që po bënte zëri im. Kam humbur kontrollin e fshikëzës. Mbaj mend që rashë në dysheme kur pashë poshtë gjak”, tregoi Amber duke qarë.

Ndërkaq ekipi i Johnny Depp dhe avokatët e tij thanë se Amber ka evoluuar në rrëfimin e saj. Ka shtuar detaje që më parë nuk i ka thënë dhe se këto janë gënjeshtra. Ata kërkuan kohë për të vërtetuar se rrëfimi nuk është i vërtetë.