Më pëlqen të ha! Okay?! Reagimi i Bebe Rexhës për komentet ndaj peshës së saj bashkë me një këshillë

Bebe Rexha është më e vendosur se kurrë për të dyfishuar pozitivitetin e trupit.
Këngëtarja 33-vjeçare iu bashkua Jennifer Hudson-it në emisionin e saj me emër dhe zbuloi se edhe ajo ra në grackën e leximit të komenteve në një video që prekte imazhin e trupit të saj. Ajo iu lut njerëzve që të mos gjykojnë kurrë "sepse nuk e dini se çfarë po kalon dikush".
Bebe Rexha, e cila zbuloi se ishte diagnostikuar me Sindromën e Vezores Polikistike (PCOS) vitin e kaluar, thotë se ky ka qenë një faktor kyç në shtimin e peshës së saj. Këngëtarja e pranoi se ka shtuar në peshë, por nuk mund ta kuptojë sesi në këtë kohë njerëzit ende i kushtojnë kaq shumë vëmendje peshës.
"Lexova komentet tek një video e imja. Rregulli numër 1, kjo është një gjë që s'duhet ta bëni. Mos i lexoni! Nuk jam e inatosur për këtë, sepse diçka e vërtetë, por thjesht kur sheh gjëra të tilla, të trazojnë ... sepse nuk e di se çfarë po kalon dikush. Jemi në vitin 2023. A nuk duhet të mos flasim më për peshën e njerëzve”.
"Më pëlqen të ha, në ok?"
Hudson ia ktheu: "Nuk ka asgjë të keqe".
Më pas këngëtarja diskutoi për diagnozën e saj të PCOS.
"Unë shkova te mjeku vitin e kaluar -- dhe shumë gra në fakt e kanë këtë por nuk e dinë. Më diagnostikuan me PCOS, që është sindroma e vezores policistike dhe është një nga shkaqet kryesore pse gratë fitojnë peshë”, thotë Rexha.
"Unë kam shtuar 13 kg për një kohë të shkurtër, ndoshta pak më shumë. Por ne duhet të jemi vetëm pozitiv. Dhe thjesht t'u falim njerëzve dashuri."