Showbiz

Mbreti ka nesër ditëlindjen, por do ta festojë privatisht

Mbreti ka nesër ditëlindjen, por do ta festojë privatisht

Charles do të festojë nesër të parën ditëlindje si monark dhe pritet të jetë gjithçka private.

Gjatë ditës së sotme ka qenë i angazhuar në Ditën e Përkujtimit. Kurse disa ditë më parë, në një vizitë zyrtare u sulmua me vezë nga të pranishmit.

Në këto kushte, ka zgjedhur të festojë privatisht.

Banda e Kalorësisë do të performojë “Gëzuar Ditëlindjen” nesër dhe do të qëllohet 41 herë në Green Park.

Charles nuk është kurorëzuar ende, por që prej vdekjes së mbretëreshës më 8 shtator, ai u bë mbreti i Britanisë së Madhe.