Showbiz

Mbretëresha hakmerret ndaj Meghan dhe Harry-t pas intervistës që dhanë për Oprah Winfrey

Mbretëresha hakmerret ndaj Meghan dhe Harry-t pas intervistës që

Fjalët që Harry dhe Meghan do japin intervistë për Oprah Winfrey i shkuan në vesh Mbretëreshës Elizabeth. Ajo vendosi t`i heqë Harry-y titujt ushtarakë që ka.

Ky vendim është marrë pas shqetësimit se intervista e tyre për Oprah dhe marrëveshja me Netflix për të bërë dokumentarë, do zbulojë detaje që familja mbretërore nuk do t`i ndajë me botën.

Sipas një burimi pranë familjes mbretërore, heqja e titujve, nënkuptmon që Harry nuk do të jetë më kapiten i përgjithshëm i Marinsave Mbretërore dhe do hiqen angazhimet e tij në Unionin e Futbollit Rugby, Rugby Football League dhe Maratonën e Londrës.

Ndërkohë edhe Meghan, do të duhet të hiqë dorë si mbrojtëse e Teatrit Kombëtar, detyrë që Mbretëresha e mbajti vetë për 45 vjet.

Besohet se programi me Oprah është regjistruar tashmë dhe do të transmetohet në CBS në 6 mars.

Në të çifti do flasë për hyrjen e Meghan në mbretëri, daljen prej saj dhe për pritjen e dytë të ëmbël.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al