Showbiz

Mbretëresha do shpërngulet nga Pallati Mbretëror dhe arsyeja lidhet me dashurinë për Philip

Mbretëresha do shpërngulet nga Pallati Mbretëror dhe arsyeja

Princit Philip iu dha lamtumira e fundit nga familja ditën e shtunë. Mirëpo dhimbja e madhe e familjarëve nuk shkon as me varrimin e as me kohën. Sidomos e dashura e tij Lilibet e ndjen mungesën e tij dhe nuk i qëndron dot larg. Mediat po thonë se mbretëresha do të shpërngulet nga Pallati Mbretëror për të jetuar në Windsor Castle. Jo pa qëllim. Aty pranë kështjellës prehet i dashuri i saj Philip. Kështu do jenë më pranë për ta vizituar sa herë ta marrë malli.

Mbretëresha do shpërngulet nga Pallati Mbretëror dhe arsyeja
Mbreteresha dhe Philip

Ajo ka jetuar në Buckingham Palace që prej 1953-shit dhe aty ka sjellë në jetë Charles dhe Andrew. Pavarësisht ditëve të pushimeve të kaluara në rezidencat e tjera që zotëron, ky ka qenë vendqëndrimi i saj zyrtar.

Thuhet se përpara shpërnguljes në Windsor Castle, Elizabeth do të kalojë pushimet e verës në Skoci, në Balmoral Castle, kurse Krishtlindjet në Sandringham House, sipas zakonit të përvitshëm.

Varrimi i Princit Philip u bë të Shtunën në Chapel të Shën Gjergjit në Windsor, pas vdekjes së Dukës së Edinburgut të Premten e kaluar (9 Prill) në moshën 99 vjeç.

*Artikulli i Harpers Bazaar u përshtat në shqip nga Tiranapost.al