Showbiz

Mauro Icardi dhe Wanda Nara ndahen në mënyrën më të keqe: Shkatërrove familjen

Mauro Icardi dhe Wanda Nara ndahen në mënyrën më të

Wanda Nara ka konfirmuar ndarjen nga burri i saj, futbollisti Mauro Icardi pasi e akuzoi atë për tradhti.

Çifti ishin bashkë që nga viti 2014, Icardi, 28 vjeç, filloi një lidhje me Wandan, e cila ishte e martuar me ish -shokun e tij të skuadrës Sampdoria, Maxi Lopez.

Sidoqoftë, martesa e tyre tani ka marrë fund dhe mediat aludojnë se sulmuesi i Paris Saint-Germain kishte një lidhje me aktoren dhe modelen China Suarez.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara ndahen në mënyrën më të

Modelja argjentinase dhe sipërmarrësja, Ker Weinstein, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë me familjen Icardi, postoi një foto të një mesazhi që mori nga Wanda në llogarinë e saj në Instagram 'Chismes de Ker' ('Thashethemet e Kerit').

"U ndava", shkruhej në mesazh.

Gjithashtu, Wanda ka hequr Mauro Icardin nga personat që ndjek në Instagrami dhe ka fshirë të gjitha fotot e tyre nga profili.

Në një Instastory, Wanda tha "Një familje tjetër që e shkatërrove për një z*skë" , edhe pse Icardi nuk u përmend në mënyrë specifike, supozohet se kjo i drejtohej sulmuesit të PSG.

Tiranapost.al