Showbiz

Martin Luther King nuk ishte vetëm heroi i njerëzve me ngjyrë, por edhe i Julia Roberts

Martin Luther King nuk ishte vetëm heroi i njerëzve me ngjyrë,

Aktorja Julia Roberts ka treguar së fundmi se i ndjeri Martin Luther King Jr dhe gruaja e tij Coretta Scott King kanë paguar faturën e spitalit ku ajo ka lindur pasi prindërit e saj nuk kishin mundësi.

Martin Luther King nuk ishte vetëm heroi i njerëzve me ngjyrë,


55 vjeçarja, zbuloi se prindërit e saj u miqësuan me udhëheqësit e të drejtave civile në SHBA ndërsa jetonin në Atlanta dhe drejtonin një shkollë teatri.

"Një ditë Coretta telefonoi nënën time dhe e pyeti nëse fëmijët e saj mund të ishin pjesë e shkollës sepse ata po hasnin vështirësi për të gjetur një vend që do t'i pranonte fëmijët e saj.

Mamaja ime tha: ‘Sigurisht, hajde’, dhe kështu ata të gjithë u bënë miq dhe na ndihmuan në momente të vështira."