Showbiz

Martha Stewart tregon se u nda me Anthony Hopkins sepse e frikësonte roli i tij si Hannibal Lecter

Martha Stewart tregon se u nda me Anthony Hopkins sepse e frikësonte roli i
Sipërmarrësja amerikane Martha Stewart ka treguar se është ndarë nga aktori i famshëm Anthony Hopkins për shkak të rolit të tij si Hannibal Lecter te filmi "The Silence of the Lambs''.

Ajo tha në "The Ellen DeGeneres Show"se dikur ishte takuar me dy herë aktorin, por i dha fund lidhjes së tyre sepse e shihte rrënqethës rolin që i dha atij çmimin Oscar.

"Kam takuar Sir Anthony Hopkins, por u ndava me të sepse nuk mund të ndaloja së menduari për të si Hannibal Lecter," tha ajo.

“Unë kam një shtëpi të madhe, të frikshme në Maine dhe as që mund ta imagjinoja ta çoja Anthony Hopkins atje. Nuk munda sepse gjithçka që mund të mendoja ishte se ai po hante, e dini…” tha ajo, duke mos e përfunduar mendimin e saj, por duke aluduar se ai ishte një kanibal.

Martha Stewart tregon se u nda me Anthony Hopkins sepse e frikësonte roli i

Ellen më pas e pyeti nëse ata vërtet kishin një lidhje dhe nëse ajo e anuloi atë për shkak të rolit të tij famëkeq.

"Po," tha Stewart, duke shkaktuar të qeshura nga publiku.

Martha Stewart tregon se u nda me Anthony Hopkins sepse e frikësonte roli i

Nuk është e qartë se kur ata kanë qënë bashkë, por Hopkins u martua me Stella Arroyave në vitin 2003. Kjo është martesa e tij e tretë.

Hopkins, i cili mori Oscarin e tij të dytë për aktorin më të mirë në 2021 për "The Father", përsëriti rolin e tij si Hannibal Lecter në "Hannibal" të 2001 dhe "Red Dragon" të 2002.

Tiranapost.al