Luftë e ftohtë mes Victoria Beckham dhe nuses së djalit

E Premte 5 Gusht 2022, 13:22
TiranaPost
Nicola Peltz dhe vjehrra e saj Victoria Beckham nuk i kanë marrëdhëniet vaj. Madje nuk i kanë mirë fare, aq sa mediat e huaja e cilësojnë “luftë të ftohtë”.
“Ato nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe nuk flasin”, tha një burim pranë familjes.
Thuhet se shkak është bërë organizimi i dasmës. Victoria është përfshirë në shumë detaje, kurse Nicola ka dashur që ajo të qëndrojë larg. Thonë se Peltz e ka gjithashtu bezdi faktin që vjehrra e saj është gjatë gjithë kohës në vëmendje.
Kurse nga ana tjetër Victoria u mërzit kur djali i saj Brooklyn postoi kopertinën britanike Tatler dhe shkruante për gruan e tij Peltz: “Zonja e re Beckham”.
Ato vetë nuk kanë reaguar pas këtyre lajmeve.