Showbiz

Liam Neeson tregon pse nuk luan më skena seksi në filma

Liam Neeson tregon pse nuk luan më skena seksi në filma

Skenat intime mund të jenë momente të ndjeshme për t'u portretizuar në kamera dhe nuk është e pazakontë që aktorët të kenë kufij, ose rezerva kur bëhet fjalë për interpretimin e këtyre skenave. Pavarësisht dekadave të përvojës në ekran, aktori Liam Neeson kohët e fundit pranoi se ka ende një gjë me të cilën ai nuk është ndjerë rehat dhe se skenat intime nuk janë të preferuarat e tij, madje përkundrazi.

Komentet e aktorit vijnë pas atyre të bëra nga Penn Badgley, i cili kohët e fundit u bë kryefjalë për vendimin e tij për të mos xhiruar më skena intime për serialin e tij, You. Sa për Neeson, ai tha se do të preferonte t'i shmangte plotësisht.

Liam Neeson tregon pse nuk luan më skena seksi në filma

“Po, jam absolutisht dakord dhe e mbështes atë. Nuk më pëlqen t'i bëj ato skena. Unë kam bërë mjaftueshëm nga ato skena më parë dhe do të kisha preferuar t'ia lija imagjinatës. Do të jem i sinqertë. Kur shoh një skenë seksi, thjesht nuk mund ta shikoj. Thjesht më vjen turp. Unë e di se aktorët kanë regjisorë e staf aty mbi kokë, por si shikues s`kam fare nevojë t`i shoh ato skena”.

Si rrëfimi i Neeson-it se sa në siklet ndihej, po ashtu edhe vendimi i Badgley për të mos xhiruar këto skena theksojnë shqetësimin në rritje në industrinë filmave për mënyrën sesi aktorët trajtohen në situata të tilla. Siguria dhe mirëqenia e aktorëve në xhirime janë thelbësore që ata të ndihen sigurt dhe që kufijtë e tyre të respektohen.