Showbiz

Letra e Princ Lekës për babain e ndjerë: Kur mora në duar Geraldinën të pashë ty dhe mamin brenda zemrës sime

Letra e Princ Lekës për babain e ndjerë: Kur mora në duar

Në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Princ Leka Zogu I, Leka Zogu II, djali i tij ka shkruar një dedikim prekës, në të cilin kujton ditën e fundit me babain, kujtimet e përhershme që sjell ndër mend me Elian si dhe momentin e parë kur mbajti vajzën në krahët e tij.

Letra e Princ Lekës për babain e ndjerë: Kur mora në duar

Letra e Princ Lekës për babain e ndjerë: Kur mora në duar

“10 vite pa ty i dashur Babi!

Në këto vite jeta më ka sjellë momente shumë të gëzuara, të cilat do të kishin dhënë lumturi të madhe, si edhe momente të vështira, ku forca dhe kurajo jote më kanë munguar. Kur u bëra baba dhe mora në krahë për herë të parë Geraldinën e vogël, ju pashë ty dhe mamin brenda zemrës sime! Sa do doja t`ju kisha pranë ato çaste! Ajo do ishte gezimi juaj më i madh, është aq e dashur!

10 vite më parë të përcollëm në atë botë tjetër ku të gjithë takohemi një ditë, e unë lutem që së bashku me mamin të jeni në paqen e amshuar!

Babi, kur ti mbylle sytë e na fike shpirtin, ishin shqiptarët e tu ata që na dhanë ngushëllim, na mbushën me dashuri në ato ditë aq të dhimbshme. Erdhën nga të gjitha trojet për të të përcjellë e nderuar ty, njeriun që besonin, Mbretin e tyre. Ti arrite të bashkosh shumë zemra, solle shpresë në kohë shumë të vështira, fitove respektin dhe besimin e shumë njerëzve. Kur mbështetësit dhe dashamirësit e Familjes Mbretërore të kujtojnë ty, flasin për një burrë me karakter të fortë, me urtësi dhe vlerat më të vyera shqiptare. Do doja shumë të të ngjaj, të ngjall atë besim dhe shpresë, pasi më ke trashëguar shumë dashuri për këtë vend, i shtrenjti babai im! Hera e fundit kur t`i pamë sytë e hapur e të përlotur ishte 28 nentori, ku kërkove flamurin në dritaren e dhomës së spitalit. Ai flamur që e deshe aq shumë! Na mungon shumë, madje Elia emocionohet çdo herë që të kujtojmë, e të kujtojmë gjithmonë…”, shkruan Leka Zogu.