Showbiz

Leo DiCaprio është ende me Camila-n, në lidhjen më jetëgjatë

Leo DiCaprio është ende me Camila-n, në lidhjen më

Që nga dhjetori i vitit 2017 zemra e Leonardo DiCaprio-s i përket Camila Morrone-s. Më shumë se katër vite bashkë. Kjo është lidhja më jetëgjatë e sekssimbolit të Hollivudit. Fotot e reja nga plazhi, ku ndodhen mes miqsh vërtetojnë se janë ende bashkë. Të dy në jaht. Të dy në varkë e të dy në det, duke u puthur e duke luajtur. Leo dhe modelja tashmë 24-vjeçare nuk kanë hedhur asnjë hap veç të qenit të dashur (nga sa dihet), por e rëndësishme është që duken të lumtur.

Leo DiCaprio është ende me Camila-n, në lidhjen më

Leo DiCaprio është ende me Camila-n, në lidhjen më

Hera e parë që Camila u njoh ndërkombëtarisht ishte në 2016-n në kopertinën e Vogue të Turqisë.

Leo DiCaprio është ende me Camila-n, në lidhjen më

Si pjesë e agjencisë së modelimit IMG ka modeluar për koleksionin Moschino 2017. Po nuk e ka lënë pas dore as pasionin për aktrimin. Luajti në filmin “Bukowski”, “Never Goin’ Back” dhe “Death Wish”. Al Pacino është njerku i saj.

Leo DiCaprio është ende me Camila-n, në lidhjen më

Tiranapost.al