Showbiz

Kylie Jenner rrëfen arsyen pse zmadhoi buzët. Historia nis me puthjen me një djalë

Kylie Jenner rrëfen arsyen pse zmadhoi buzët. Historia nis me puthjen

Kylie Jenner nuk ka komentuar dhe as pranuar se ka bërë ndërhyrje tek buzët. Deri së fundmi, ku vendosi të flasë hapur dhe ta pranojë më në fund se ka fryrë buzët në moshën 17 vjeçe.

23-vjeçarja u rrëfye gjatë shfaqjes së Keeping Up ëith the Kardashians, The Final Curtain Part 1. Duke folur për Andy Cohen, ajo tregoi edhe arsyen se kishte marrë atë vendim:

Kylie Jenner rrëfen arsyen pse zmadhoi buzët. Historia nis me puthjen

'Dashuria ime për grimin filloi me pasigurinë time ndaj buzëve. Dhe nuk e kam menduar kurrë derisa pata një nga puthjet e mia të para. Kur u putha me një djalë më tha: Oh zot, ti puth kaq mirë, por ke buzë kaq të vogla. Dhe nga ajo herë, nuk u ndjeva mirë me veten. Vetëm një djalë që të pëlqen ta thotë këtë, dhe thjesht ndikoi vërtetë tek unë. Nuk ndihesha e dëshiruar dhe e bukur. Doja vërtetë buzë më të mëdha. Përdorja laps, por sidoqoftë e ndjeja se nuk dukesha bukur as ashtu. Më në fund e mendova dhe përfundova duke i bërë!

Kylie filloi të dukej ndryshe në vitin 2014, kur ishte në moshën 17 vjeç. Ndërsa vitet e fundit ajo ka kryer edhe ndërhyrje të tjera me fillers/mbushësh në fytyrë.

Kylie Jenner rrëfen arsyen pse zmadhoi buzët. Historia nis me puthjen

Kylie thuhet të ketë bërë një operacion edhe në hundë, por këtë të fundit e ka mohuar. Ndoshta në një moment tjetër do vendosë të flasë edhe për këtë.

*Tiranapost.al.