Ky prezantues thuhet se është i dashuri i ri i Dua Lipës

Dua Lipa dhe Trevor Noah kanë nxitur thashethemet se janë në një lidhje. Të dy u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në një darkë për dy, në Nju Jork të mërkurën.
Ylli 27-vjeçar i popit dhe drejtuesi 38-vjeçar i The Daily Show u panë duke shijuar një darkë intime, në Miss Lily's, një restorant xhamajkan në East Village. Fotot ekskluzive u publikuan nga DailyMail. com.
Një burim për DailyMail tha: “Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë vaktit. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime të gjata dhe puthje."
Në dhjetor të 2021-shit Dua Lipa u nda nga i dashuri Anwar Hadid, vëllai i supermodeleve të famshme Gigi dhe Bella.