Kush e mërzit kaq shpesh Adrolën që s’pushon së postuari thënie të gatshme me qitje të largët: Opinioni yt s’më paguan mua faturat

E Martë 24 Nëntor 2020, 19:41
TiranaPost
Jeton mes Amerikës dhe Tiranës. Mami e një djali që sivjet nisi shkollën, e bukur dhe e shëndetshme dhe sidomos gjatë gjithë kësaj vere të gjitha reklamat i kishte Adrola, edhe picën edhe universitetin privat.
E kërkuar nga shumë biznese për imazh, vajza nga qyteti i vogël i Mirditës, edhe pse në kulm të suksesit herë pas here tregon se diçka e mërzit. Ndoshta komentuesit, ndoshta lajmet rreth saj ndonjëherë edhe abuzive. Por fundja ç’rëndësi ka. Kur je kaq i famshëm do paguash edhe faturën ose ‘Bill-in’ e famës.
'Your opinion doesn’t pay my bills', shkruan Adrola në postimin e fundit në Instagram që në shqip përkthehet: 'Opinioni yt s’më paguan mua faturat'
*Tiranapost.al.
View this post on Instagram