Showbiz

Kunati komenton betejën ligjore të Britney Spears me babain e saj

Kunati komenton betejën ligjore të Britney Spears me babain e saj

Kunati i Britney Spears është i fundit që ka folur lidhur me çëshjen gjyqësore me babain e saj që i ka marrë të gjitha të drejtat ligjore dhe pas deklaratave tronditëse që këngëtarja bëri disa ditë më parë në gjykatë.

Jamie Watson, 39 vjeç është martuar me motrën e vogël të Britneyt, Jamie Lynn Spears 30 vjeçe prej vitit 2o14. Së bashku kanë një vajzë të vogël tre vjeçe. Në një intervistë për New York Post ai ka thënë se familja e Britney-t e do shumë dhe dëshiron më të mirën për këngëtaren.

Kunati komenton betejën ligjore të Britney Spears me babain e saj

'Unë mund t'ju siguroj se familja e saj e do atë dhe dëshiron më të mirën për të. Kush nuk do të donte të ishte në mbështetje të Britney’?

Megjithatë, në deklaratën e saj në gjykatë, Britney tha se do të padisë familjen që nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar mënyrën se si babai i saj i mori të gjitha të drejtat ligjore mbi jetën e saj, me pretendimin se për shkak të problemeve me shëndetin mendor, këngëtarja nuk mund të bëjë veprime vetë. Madje ajo zbuloi se i kishin vendosur një sterile për të mos mbetur shtatzënë.

Nëna e Britney, Lynne, 66 vjeçe thuhet se është shumë e shqetësuar pasi ka dëgjuar dëshminë e vajzës së saj. Data e ardhshme e seancës në gjykatë është caktuar për në 14 korrik.

*Tiranapost.al.