Showbiz

Kristen Stewart thotë se ka bërë vetëm pesë filma vërtet të mirë gjatë karrierës së saj

Kristen Stewart thotë se ka bërë vetëm pesë filma

Përpara debutimit në SHBA si Princeshë Diana në filmin biografik Spencer të Pablo Larraín, Kristen Stewart në një intervistë për “The Sunday Times” ka pranuar se ka bërë 5 filma të mirë në të gjithë karrierën e saj në kinemtografi.

"Ky është totalisht një gabim. Unë ndoshta kam bërë pesë filma vërtet të mirë, nga 45 apo 50? Ato për të cilët them, uau, ai person bëri një punë të mirë!"

Stewart tha gjithashtu se përvoja më e keqe e aktrimit vjen kur filmi nuk është vetëm i keq, por edhe nuk është argëtues për t'u xhiruar.

Kur u pyet se për cilat filma bëhet fjalë, ajo refuzoi të përgjigjej por shtoi se ndër të preferuarit janë ata të regjisorit Olivier Assayas, Clouds of Sils Maria dhe Personal Shopper.

Tiranapost.al.Z.B