Showbiz

Kris Jenner e nis ditën në 4 e 30, besoje ose jo!

Kris Jenner e nis ditën në 4 e 30, besoje ose jo!

Mund të duket çudi, por dita e Kris Jenner nis në 4 e 30 të mëngjesit. Pra pa zbardhur mirë. Në një intervistë të dhënë se fundmi, nëna e vajzave Kardashian-Jenner tregon se si janë orët e saj të para të mëngjesit.

Kris Jenner e nis ditën në 4 e 30, besoje ose jo!

Zgjimi në 4 e 30. Në orën 5 pi kafen e mëngjes dhe pastaj kontrollon emailin. Kthen përgjigjet e nevojshme dhe në orën 6 lexon lajmet rutinë që kanë dalë gjatë natës apo i ka humbur nga një ditë më parë.

Një orë e kalon vetëm duke lexuar lajmet dhe në orën 7 bën dush. Bëhet gati dhe në orën 9 e 30 nis takimet.

Jo pak intensive, sidomos për dikë që mezi i hapen sytë edhe në orën 9.