Kourtney merr mbiemrin e burrit, të paktën në Instagram

E Martë 24 Maj 2022, 12:12
TiranaPost
Kourtney Kardashian nuk humbi kohë. Pa u mbushur 24 orë nga dasma në Itali, ndryshoi mbiemrin e saj në bio-n e Instagramit. “Kourtney Kardashian Barker”, shkruan ajo. Ndërkaq nuk është e qartë nëse e ka ndryshuar edhe ligjërisht.
Për ditën e saj të madhe, Kourtney zgjodhi fustanin mini, Dolce & Gabbana. Në fakt gjithçka ishte Dolce & Gabbana, edhe velloja me imazhin e Shën Marisë. Aq sa u tha se kjo markë ishte në fakt sporsori i gjithë dasmës, në këmbim të reklamës, por kjo është ende diçka e pakonfirmuar.
Kourtney është nënë e tre fëmijëve nga martesa e saj e mëparshmem kur Travis Barker, baba i një djali. Kjo ishte dasma e tretë e çiftit brenda një kohe të shkurtër, që organizuan për të celebruar dashurinë.