Showbiz

Koncerti i Malumës në Tiranë ka një tjetër datë

Koncerti i Malumës në Tiranë ka një tjetër datë

Do ishte mbajtur që vitin e kaluar, në 14 mars, por pandemia i shtyu planet. As në shtatorin e vitit kaluar nuk u organizua e as për këtë 14 mars që iku. Maluma ka publikuar datat e turneut të ardhshëm në 2022-shin dhe për Shqipërinë ka ndryshuar vetëm viti. Data është e njëjtë, ajo e Ditës së Verës.

Koncerti i Malumës në Tiranë ka një tjetër datë

Biletat e shituara që prej 2020-ës do të jenë të vlefshme edhe në 2022-shin, duke qenë se nuk u rimbursuan. Ata që duan foto me yllin e muzikës kolumbiane do duhet të paguajnë ekstra. Koncerti do të mbahet në Tiranë. Deri atëherë, të jemi mirë!