Showbiz

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për përdhunimin e një adoleshenteje në 1975-ën

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për përdhunimin e një

Juristët në një gjyq civil e shpallën fajtor komedianin Bill Cosby për abuzimin seksual me një vajzë 16-vjeçare në rezidencën Playboy, në vitin 1975.

Juria e Los Anxhelosit dha vendimin në favor të Judy Huth, e cila tani është 64 vjeç, dhe vendosën dëmshpërblimin prej 500 mijë dollarësh që aktori duhet t`i paguajë Judy-t. Ajo tha se fakti që juristët besuan tek historia e saj do të thoshte më shumë se paratë.

“Ka qenë torture”, tha Huth për luftën ligjore shtatëvjeçare.

Vendimi i jurisë është një humbje e madhe ligjore për artistin 84-vjeçar, i cili dikur quhet “babai i Amerikës”. Vendimi vjen gati një vit pasi dënimi i tij penal në Pensilvani për sulm seksual u hodh poshtë dhe ai u lirua nga burgu.

Cosby nuk mori pjesë në gjyq ose nuk dëshmoi personalisht. Ai vazhdon ende ta mohojë të ketë ndodhur diçka e tillë.

Zëdhënësi i Cosby, Andrew Wyatt tha se ata do të apelonin vendimin.

Huth dëshmoi se në një dhomë gjumi ngjitur me një dhomë lojërash, Cosby u përpoq fuste dorën poshtë pantallonave të saj, më pas u zhvesh dhe e detyroi atë të kryenin aktin seksual.

Huth e ngriti padinë e saj në vitin 2014, duke thënë se djali i saj mbushi 15 vjeç - mosha që ajo kishte në atë kohë dhe pasi disa gra po e akuzonin Cosby-n, asaj iu rikthyen mendimet e trishta që traumës që kaloi në adoleshencë.

Jashtë gjykatës, një grup grash festuan fitoren e Judy-t. Ato pretenduan se ishin gjithashtu viktima të abuzimit seksual të Cosby-t.

Një prej tyre, Chelan Lasha, e cila dëshmoi kundër Cosby në gjyqin e Pensilvanisë, ishte në lot. Ajo tha se ai e kishte droguar dhe përdhunuar atë në suitën Elvis Presley, në Las Vegas Hilton, kur ajo ishte 17 vjeç.

“Ai është një burrë i çuditshëm, ai është një grabitqar seksual, ai është një deviant. Ai është i tmerrshëm. Është një fitore më shumë. Erdha këtu për të qëndruar me Judy-n. Unë jam krenare për Judy-n. Më vjen mirë për rezultatin”, tha Lasha.