Showbiz

Klaudia Pepa ndan me ndjekësit aknet dhe arsyet e trishtimit të saj

Klaudia Pepa ndan me ndjekësit aknet dhe arsyet e trishtimit të saj

Klaudia Pepa e cila la Shqipërinë për karrierën e saj në Itali, ka postuar ditën e sotme një foto ku shfaqet pa grim e madje ka treguar për ndjekësit e saj edhe fytyrën e mbushur me akne.

Ajo ka shkruar krah fotos se nuk është një periudhë e lehtë kjo që po kalon, ku për shkak të spektaklit të kërcimit ajo duhet të vijë shpesh në Tiranë dhe se ndoshta kjo e ka bërë të ndihet e trishtuar dhe jo pak e stresuar.

Postimi i plotë i balerinës Klaudia Pepa:

Jam pak e trishtuar

Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt.

Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin.

Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj.

Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar.

Ndoshta shumë punë, udhëtimet... ushqimi.

Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia.