Showbiz

Aktoja Shannen Doherty tregon pamjen e saj në stadin 4 me kancer, por mbetet optimiste

Aktoja Shannen Doherty tregon pamjen e saj në stadin 4 me kancer, por

Shannen Doherty, ose Brenda e Beverly Hills 90210 po lufton me kancerin që prej 2015-ës. Që nga ajo kohë ka ndjekur vazhdimisht trajtimet e nevojshme. Pati një përmirësim dhe u duk sikur e mundi përgjithmonë sëmundjen në vitin 2017, por në 2019-ën tregoi se ishte rikthyer dhe këtë herë më agresiv, në gradën e katërt.

Aktoja Shannen Doherty tregon pamjen e saj në stadin 4 me kancer, por

Aktoja Shannen Doherty tregon pamjen e saj në stadin 4 me kancer, por

Tashmë, në tetorin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit Brenda tregon se si duket të trajtohesh nga kjo sëmundje.

Aktoja Shannen Doherty tregon pamjen e saj në stadin 4 me kancer, por

“Për muajin e ndërgjegjësimit do doja të ndaja pak më shumë nga rrugëtimi im nga diagnostikimi i parë në të dytin. Është diçka e bukur kjo që po bëj? JO, por unë dua që të gjithë të dimë më shumë se si duket kanceri. Shpresoj përmes këtij postimi t'i inkurajoj njerëzit të bëjnë mamografi, të bëjnë kontrolle të rregullta, të tejkalojnë frikën dhe të përballen me gjithçka që mund të jetë para tyre. Në vitin 2015 u diagnostikova me kancer të gjirit. Bëra një mastektomi dhe bëra kimioterapi dhe rrezatim. Kam pasur shumë gjakderdhje nga hunda nga kimioterapia. Nuk e di nëse ndonjë prej jush e ka përjetuar këtë. Ndjej shumë lodhje ama më gëzuan një palë pizhame qesharake që më dhuroi mikja ime Kristy. A më gëzuan vërtet? Po!! Unë dukesha qesharake dhe isha në gjendje të qeshja me veten. Gjetja e humorit më ndihmoi të kaloja nëpër atë rrugë që dukej e pamundur. Shpresoj që të gjithë ta gjejmë humorin aty ku duket i pamundur”, shkruan aktorja.

Aktoja Shannen Doherty tregon pamjen e saj në stadin 4 me kancer, por

Aktoja Shannen Doherty tregon pamjen e saj në stadin 4 me kancer, por

Tiranapost.al