Showbiz

Kim Kardashian sërish në kërkim të dashurisë: Jam një romantike e pashpresë

Kim Kardashian sërish në kërkim të dashurisë: Jam

Kim Kardashian është gjithmonë e hapur ndaj dashurisë. Ylli i reality show u shfaq në episodin e fundit të podcast-it të Jay Shetty-t, On Purpose, ku zbuloi se është ende në kërkim të dashurisë ndërsa e përshkroi veten “një romantike të pashpresë”.

“Mendoj se do të mbetem gjithmonë një romantike e pashpresë. Dua të jem gjithmonë e dashuruar. Padyshim që dua ta ndaj jetën time me dikë por për këtë duhet të marr kohën time.”

Ajo tha se fakti që tashmë është bërë edhe me fëmijë e ka bërë më të kujdesshme në vendimet që ajo merr për të ardhmen.

“Unë mendoj se ka shumë faktorë, veçanërisht kur ke fëmijë ndaj duhet të jesh e ndërgjegjshme për njerëzit që hyjnë në jetën tënde. Duhet të përpiqem të mos bëj të njëjtat gabime,” tha më tej 42-vjeçarja.

Kim Kardashian sërish në kërkim të dashurisë: Jam

Kim u divorcua përfundimisht nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë, në nëntor të vitit 2022.

Kim Kardashian sërish në kërkim të dashurisë: Jam

Ajo u lidh me aktorin Pete Davidson, por edhe me të u nda një vit më parë.

Kim Kardashian sërish në kërkim të dashurisë: Jam