Kim Kardashian del publikisht kundër Kanye West pas deklaratave të tij diskriminuese

Kim Kardashian ka dënuar publikisht retorikën urrejtëse dhe diskriminuese të përdorur nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West ndaj hebrenjve.
Në një Instastory Kim shkruan: Gjuha e urrejtjes nuk është kurrë në rregull apo e justifikueshme. Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre dhe bëj thirrje që dhuna e tmerrshme dhe retorika e urrejtjes ndaj tyre të marrë fund menjëherë.
Postimi erdhi disa ditë pasi këngëtari Boy George postoi një video në llogarinë e tij në Instagram duke pyetur pse Kardashian nuk e kishte adresuar publikisht sjelljen e ish-it të saj.
“Jam e tmerruar që Kim Kardashian nuk ka dalë për të folur në këtë debat sepse kjo grua ka fëmijë me Kanye, kështu që ajo duhet të kuptojë si nënë se si është për fëmijët e vegjël hebrenj të dëgjojnë këto fjalë,” tha ai.