Kevin Federline tha se djemve u vjen turp nga nëna e tyre, Britney dhe bashkëshorti i saj i përgjigjen publikisht

Britney Spears dhe bashkëshorti Sam Asghari po kundërshtojnë ashpër pretendimet e ngritura nga ish-bashkëshorti i Britney-t Kevin Federline, me të cilin ajo ka edhe dy djem.
Gjatë fundjavës, Federline dhe një intervistë për The Daily Mail, ku pretendoi se dy djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 kanë zgjedhur të mos e takojnë mamanë.
Duke këmbëngulur që adoleshentët e duan nënën e tyre, Federline tha: “Djemtë kanë vendosur që të mos e takojnë tani. Kanë kaluar disa muaj që nuk e kanë parë. Ata e morën vetë vendimin që të mos shkonin në dasmën e saj.”
Federline shkoi më tej teksa tha se e ka pasur gjithashtu të vështirë t'u shpjegojë djemve vendimin e Spears për të postuar foto pothuajse nudo në internet.
“Shikoni, ndoshta kjo është vetëm një mënyrë tjetër që ajo po përpiqet të shprehet”, tregoi Federline për bisedën me djemtë. Federline e vuri theksin tek fakti që djemtë janë adoleshentë, shkojnë në gjimnaz dhe kanë shokë në klasë që kanë parë fotot e nënës së tyre.
Megjithatë ai shtoi se djemtë janë të lumtur për nënën e tyre dhe shpresojnë të jetë e lumtur në martesën e saj.
Gjithë këto deklarata Britney nuk i la pa përgjigje. Në një status në Instagram shkruante:
“Më trishton kur dëgjoj që ish-burri im ka vendosur të diskutojë marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, rritja e djemve adoleshentë nuk është kurrë e lehtë, për askënd. Më shqetëson që arsyeja bazohet në Instagramin tim. Kjo marrëdhënie ka qenë shumë kohë përpara Instagramit”, shkruante Britney që sqaron se djemve të saj u ka dhënë gjithçka. Po fakti që ajo ka qenë nën kujdestarinë e babait të saj (pra ligjërisht e pazonja për t`u kujdesur për veten) e detyroi ë fëmijët t`ia linte të atit.
Një reagim erdhi edhe nga Sam Asghari, bashkëshorti i Britney-t që sigurisht ishte në mbështetjen e saj.
“Nuk ka asnjë vlerë deklarata e tij në lidhje me distancimin e fëmijëve dhe është e papërgjegjshme ta bësh atë deklaratë publike. Djemtë janë shumë të zgjuar dhe së shpejti do të mbushin 18 vjeç për të marrë vendimet e tyre dhe përfundimisht mund të kuptojnë se pjesa 'e vështirë' ishte të kishit një baba që nuk ka punuar shumë për më qenë një baba model në këto 15 vjet”. Tha Sam që shtoi se nuk e njeh Kevin-in personalisht dhe s`ka asgjë kundër tij, veç faktit që i ka sharë gruan.
“I uroj atij më të mirën dhe shpresoj që të ketë një këndvështrim më pozitiv në të ardhmen për të mirën e të gjithë të përfshirëve. Por tani për tani: Mos e përmend më emrin e gruas sime”, e mbylli reagimin Sam.