Showbiz

Këshilla e Judi Dench për vajzat e reja në këtë 90-vjetor

Këshilla e Judi Dench për vajzat e reja në këtë

Judi Dench aktorja angleze e konsideruar si një nga aktoret më të mira të Britanisë, ylli i filmit ‘Belfast’, sot bën 90 vjeç.

Cila është këshilla e saj për veten të re që vlen për çdo vajzë tjetër?

“Këshilla ime për veten kur kam qenë më e re? Mos u dashuro gjatë gjithë kohës”, thotë Judi Dench.

Aktorja 90-vjeçare u diagnostikua me AMD ( problem me shikimin) në 2012-ën, një gjendje që ndikon në shikimin qendror. Pavarësisht se iu nënshtrua trajtimit për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes, ajo tregoi se po kërkon një pajisje që mund t'i lexojë skriptet dhe gjithashtu të tregojë se ku janë rreshtat në faqe për ta ndihmuar të përdorë kujtesën e saj fotografike. Ajo gjithashtu duhet të afrohet shumë me njerëzit përpara se të jetë në gjendje t`i njohë se kush janë ata.