Showbiz

Kate Winslet: Kur bëra Titanic u tmerrova nga komentet fyese për trupin tim

Kate Winslet: Kur bëra Titanic u tmerrova nga komentet fyese për

Me çmimin Lights on Women të L'Oreal Paris në Festivalin e Filmit të këtij viti në Kanë, Kate Winslet iu dha sërish mundësia për të përforcuar rolin e gruas.

Por për Winslet nuk ka qenë aq e lehtë. “Unë nuk do të gënjej, unë kam mësuar se si të kujdesem për veten edhe në mënyrën më të vështirë,” thotë Kate Winslet.

Kate Winslet: Kur bëra Titanic u tmerrova nga komentet fyese për

“Ajo që mbaj mend është se kur bëra ‘Titanic’ u trondita dhe u tmerrova nga komentet fyese edhe nga mediat kryesore,” shton ajo duke i referuar pikërisht peshës së saj në atë kohë.

Për Winslet vitet kanë kaluar së bashku me ndjesinë e vetëpranimit që e lejon atë të shmangë negativitetin dhe të përqafojë të gjitha aspektet e vetes, një ndjenjë e përmirësuar më tej nga roli i saj si ambasadore bukurie.

Kate Winslet: Kur bëra Titanic u tmerrova nga komentet fyese për

“Me L'Oreal Paris dhe më parë me Lancôme, kam përdorur zërin tim për të gjitha gratë,” thotë Winslet.

Ajo megjithatë ka praktikuar një mënyrë jetese gati vegane duke u ushqyer me vezët e prodhuara nga pulat e saj.

Kate Winslet: Kur bëra Titanic u tmerrova nga komentet fyese për

“Kam shumë dashuri në jetën time. Jam shumë me fat. Unë kam një burrë të jashtëzakonshëm, fëmijët e mi janë të mrekullueshëm, kam një familje shumë të mirë,” thotë ajo.