Showbiz

Kanye West njihet ligjërisht si "Ye"

Kanye West njihet ligjërisht si "Ye"

Gjykata e Los Angeles ka aprovuar kërkesën e Kanye West për të ndryshuar emrin në “Ye”.

Peticioni i West për të ndryshuar emrin e tij u paraqit më 24 gusht. Kanye tha në atë kohë se po e bënte ndryshimin për arsye personale.

Nuk dihet se si lëvizja do të ndikojë në marrëdhëniet e biznesit të 44-vjeçarit ose procedurat e tij të divorcit, duke pasur parasysh që ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, është akoma duke mbajtur mbiemrin West.

Në një intervistë të vitit 2018, në të njëjtin vit kur West, na falni, Ye, lëshoi ??albumin e tij me të njëjtin emër "Ye", tha se "Ye" ishte fjala më e përdorur në Bibël.

Tiranapost.al