Showbiz

Kanye West, ndryshe nga çdo protestues. Ja ç`bën për familjen e George Floyd

Kanye West, ndryshe nga çdo protestues. Ja ç`bën për

Kanye West është ndryshe nga çdo protestues dhe personazh vip që është ngritur kundër vrasjes së George Floyd. Ai ka vendosur të paguajë për 6 vite me radhë tarifën e shkollës së vajzës së afroamerikanit.

Kanye West, ndryshe nga çdo protestues. Ja ç`bën për

Gianna është 6 vjeçe dhe ishte gjithashtu e pranishme në protestë me xhaxhain e saj duke brohoritur “Daddy ndryshoi botën”.

Po si nisi historia?

Floyd donte të paguante me 20 dollarë të falsifikuar në një nga dyqanet e rrjetit kinez Deli. Kartmonedha 20 dollarëshe u identifikua si e falsifikuar dhe punonjësi e denoncoi në polici rastin. Tre policë mbërritën në vendngjarje dhe e shndërruan më pas në skenë krimi.

Dereck Chauvin, pasi e prangosi Floyd-in e shtriu përtokë dhe i vuri këmbën mbi qafë, në damarin kryesor që pompon gjakun në zemër dhe e mbajti ashtu për 8 minuta e 46 sekonda në total, ndërkohë që gjatë 2 minutave dhe 53 sekondave të fundit, Floyd nuk reagonte.

E gjithë skena u xhirua nga kalimtarë të rastit që i luteshin njësoj si Floyd ta lëshonte. “S`mund të marr frymë”, “Të lutem dua ujë” ishin disa nga fjalitë që Floyd thoshte deri sa dha frymën e fundit.

Bashkë me njerëzit që janë ngritur në protest është edhe gruaja e tij, e cila kërkon divorcin për shkak të kësaj ngjarjeje.

Aktualisht, Dereck Chauvin është i arrestuar dhe akuzohet për vrasje të shkallës së tretë, shkaku mendohet të jetë racizmi (por nuk përjashtohet pista e njohjes më parë me viktimën, pasi të dy kanë punuar në të njëjtën vend si roje sigurie vite më parë, edhe pse nuk dihet nëse në të njëjtën periudhë).

Lexo më shumë: