Showbiz

Kanye West kërcënon Pete Davidson në këngën e re

Kanye West kërcënon Pete Davidson në këngën e re

Kanye West ka kërcënuar se do ta “rrahë” të dashurin e ri të Kim Kardashian, Pete Davidson, vetëm disa ditë pasi dyshohet se goditi me grusht një fans .

Muzikanti miliarder në këngën më të re thotë: "Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje/ vetëm që të mund të rrah Pete Davidson".

Kënga e titulluar “My Life Was Never Eazy” është një bashkëpunim me reperin The Game dhe pritet të publikohet e plotë të premten dhe i referohet aksidentit gati fatal që u përfshi West, që tashmë quhet YE në 2002.

Më shumë se 10 vjet pas incidentit tragjik, ai u martua me Kardashian, 41 vjeç, në vitin 2014. Megjithatë, ajo paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të vitit 2021 pas gati 7 vitesh dhe katër fëmijëve së bashku.

Ylli i "Keeping Up with the Kardashians" filloi të takohej me Davidson, 28 vjeç, në tetor, ndërkohë që Ëest kishte filluar përpjekjet e tij romantike për ta rifituar.

Reperi i "Flashing Lights" pati lidhje të shkurtër me modelet Irina Shayk dhe Vinetria , dhe së fundmi është parë në disa takime aktoren, Julia Fox.

Tiranapost.al