Showbiz

Justin Timberlake u arrestua i dehur, por rrjeti zbraz mllefin mbi gruan e tij

Justin Timberlake u arrestua i dehur, por rrjeti zbraz mllefin mbi gruan e tij

Justin Timberlake u arrestua në Nju Jork për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhin mëngjesin e djeshëm.

Justin Timberlake u arrestua i dehur, por rrjeti zbraz mllefin mbi gruan e tij

Timberlake ishte në Sag Harbor, një fshat i pasur në Hamptons, një destinacion popullor veror për të famshmit e Long Island.

Timberlake u arrestua pas mesnate pasi policët e ndaluan atë me BMË-në e tij gri për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Kur oficerët e ndaluan, sytë e Timberlake ishin 'të përgjakur dhe të qelqtë' dhe 'një erë e fortë e një pije alkoolike dilte nga fryma e tij', shkruhej në dokument.

Testi i alkoolit doli pozitiv.

'Unë piva një martini me miqtë e mi në shtëpi’, mësohet t`u ketë thënë policëve.

Justin Timberlake u arrestua i dehur, por rrjeti zbraz mllefin mbi gruan e tij

Është liruar nga burgu, por do të paraqitet në gjyq në 26 korrik.

Po pse rrjeti është kthyer kundër gruas së tij, Jessica Biel.

Justin Timberlake u arrestua i dehur, por rrjeti zbraz mllefin mbi gruan e tij

Justin Timberlake u arrestua i dehur, por rrjeti zbraz mllefin mbi gruan e tij

Kjo e fundit, një ditë përpara arrestimit të tij kishte publikuar një album fotosh me një dedikim ku i shkruante se ai ishte shkëmbi ku fëmijët dhe ajo mbështeteshin.

Justin Timberlake u arrestua i dehur, por rrjeti zbraz mllefin mbi gruan e tij

Fotot dhe fjalët e saj, me ngjarjen e fundit, i janë kthyer kundër.

Disa shkruajnë se ai nuk është shkëmbi, por pas pijes mund të kishte goditur vërtet një shkëmb.

Të tjerë thonë se ky status tani duket kaq qesharak.

Po a mund ta parashikojë njeriu se ç`do të ndodhë nesër?

Për më tepër pse duhet të fajësohet Jessica dhe mllefi të bjerë ndaj saj në momentin që pakujdesia ka qenë totalisht e Justin.

Këngëtari ka folur vite më parë për luftën e tij ndaj varësisë nga alkooli. Diçka që dukej se e kishte tejkaluar.

Justin Timberlake u arrestua i dehur, por rrjeti zbraz mllefin mbi gruan e tij

Ai dhe Jessica nuk e kanë pasur fushë me lule. Kujtojmë fotot e tij me një kolege me të cilën po përkëdhelej, e që më pas ia hodhi sërish fajin alkoolit. Mediat thanë se Jessica e detyroi në atë kohë të kërkonte një ndjesë publike ndaj saj dhe duket se situata kaloi.

Nuk është lajm i ri në fakt dora e hekurt që mban këtë martesë është Jessica Biel.