Showbiz

Jonida flet për ndarjen nga Romeo: Nuk jam 15 vjeç, e di se çfarë dua

Jonida flet për ndarjen nga Romeo: Nuk jam 15 vjeç, e di se

Jonida Maliqi ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Romeo. Në fakt ndarja ka ndodhur prej katër muajsh. Ata kishin zgjedhur ta mbanin private, por kur portalet e zbuluan, Jonida sqaroi më shumë në intervistën për Prive.

“Ka qenë një histori shumë e bukur. Për sa kohë ishte e tillë, e ndava. Ashtu sikurse i ndodh çdokujt, që vjen një moment që gjithçka zbehet. Nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni.

Në momentin që thjesht je në një marrëdhënie dashurore dhe vendos që të ndahesh, nuk ka asnjë dramë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më siç isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon dhe e di se çfarë dua të marrë, sepse është marrëdhënie, merr edhe jep.

Ne jemi ndarë si miq. Flasim dhe komunikojmë kur vjen rasti”, tha Jonida.