Aktori Johnny Depp u ngjit në skenë dhe bëri një performancë muzikore surprizë në një koncert në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që juria e gjyqit të tij ka marrë disa ditë pushim për shkak të Ditëve së Përkujtimit Depp po vazhdon jetën.
Depp u shfaq në skenë në një shfaqje në Sheffield, një qytet rreth 40 milje në juglindje të Mançesterit, për turneun evropian të kitaristit Jeff Beck.
Depp luajti në kitarë dhe këndoi këngën klasike të John Lennon 'Isolation' që ai dhe Beck publikuan së bashku në prill të 2020-ës.
Fansat e befasuar shkuan në Tëitter për të shprehur emocionet e tyre për performancën e fundjavës.
Në një deklaratë, burime pranë Depp thanë se ai është në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë, siç ishte disa javë më parë, për t'iu përmbajtur detyrimeve të tij të punës të planifikuara më parë.
Shfaqja nuk ishte performanca e parë muzikore e aktorit. Ai gjithashtu ka performuar me grupin Hollyëood Vampires me Alice Cooper dhe Joe Perry të Aerosmith.
Performanca e Depp erdhi pasi juria filloi diskutimet të premten në gjyqin e tij kundër ish gruas Amber Heard, ndërsa gjyqi gjashtë-javor po i afrohet fundit.
Juria pritet të rifillojë diskutimet sot.
Depp ka hapur një padi ku kërko 50 milionë dollarë dëmshpërblim nga Heard për një shkrim që ajo publikoi në The Ëashington Post në 2018-ën, në të cilin e identifikoi veten si viktimë e abuzimit, pa e përmendur Depp si një abuzues të dyshuar.