Johnny Depp fitoi po pyetja është, a ka para Amber Heard ta paguajë?

Amber Heard është urdhëruar t'i paguajë ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp më shumë se 10 milionë dollarë pasi humbi gjyqin për shpifje që aktori ngriti kundër saj.
Pyetja që kushdo mund të ketë tani është: Si do t'i paguajë Amber Heard? Ku do t'i gjejë paratë? Të njëjtën pyetje kishin edhe prezantuesit e radios australiane Kyle Sandilands dhe Jackie 'O' Henderson.
Situata financiare e modeles dhe aktores së "Aquaman" nuk dihet, por dëshmia në gjyq ka ngritur pikëpyetje nëse xhepat e Heard janë mjaftueshëm të mbushur sa për të nxjerrë një shumë kaq të madhe.
"Pyes veten nga do t'i marrë paratë?" Sandilands pyeti bashkë-prezantuesin në emisionin e tyre të mëngjesit sot.
Henderson sugjeroi që Heard mund të shmangë pagesën e dëmeve nëse apelon vendimin e pgjykatës së Virxhinias.
10 milionë i kërkon Johnn, kurse 350,000 dollarë janë procedurat ligjore.
Gjatë gjyqit, Heard pranoi se nuk ishte në gjendje të dhuronte për bamirësi 7 milionë dollarët e marra nga Johnny pas divorcit në 2017-ën, sepse ish-bashkëshorti i saj kishte ngritur një padi prej 50 milionë dollarësh kundër saj.
Nëse ajo nuk mund të përmbushë detyrimin e saj për të paguar, gjykata mund të zgjedhë të bllokojë një pjesë të pagës së saj, nëse konstatohet se Heard ka potencialin e nevojshëm për fitime.
Heard do të shfaqet në Aquaman and the Lost Kingdom, vazhdim i Aquaman, i cili është planifikuar të dalë në vitin 2023.
Pas daljes së vendimit, Johnny i cili nuk ishte i pranishëm në seancë bëri një reagim ku shkruante: “Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes mediave, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje. Ato tashmë kishin udhëtuar nëpër botë dy herë brenda një nanosekondi dhe kishin një ndikim sizmik në jetën dhe karrierën time. Dhe gjashtë vjet më vonë, juria ma ktheu jetën time. Jam vërtet i përulur. Vendimi im për të ndjekur këtë çështje, duke ditur shumë mirë lartësinë e pengesave ligjore me të cilat do të përballesha dhe spektaklin e pashmangshëm mbarëbotëror në jetën time, u mor vetëm pas një mendimi të mirëmenduar. Që në fillim, qëllimi i sjelljes së këtij rasti ka qenë zbulimi i së vërtetës, pavarësisht nga përfundimi. Më e mira nuk ka ardhur ende dhe një kapitull i ri më në fund ka filluar. E vërteta nuk humbet kurrë”, ka shkruar Depp në deklaratën e tij.
Kurse Amber shkruante: “Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Jam zemërthyer që një mal provash akoma nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë joproporcionale dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Jam akoma më e zhgënjyer me atë se çfarë do të thotë ky vendim për gratë e tjera. Është një kthim prapa. E kthen orën në një kohë kur një grua që flet mund të turpërohet dhe poshtërohet publikisht. E kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht. Besoj se avokatët e Johnny ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të lirisë së shprehjes dhe të shpërfillte provat që ishin aq bindëse përmes të cilave fituam në Mbretërinë e Bashkuar. Jam e pikëlluar që e humba këtë çështje. Por, jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane, për të folur lirshëm dhe hapur”.