‘Jo viktimë, por e mbijetuar dhe gjallë që të tregoj historinë time’. Netflix, dokumentar për Pamela Anderson
E Enjte 3 Mars 2022, 11:51
TiranaPost

Pamela Anderson do tregojë historinë e saj, sipas mënyrës së saj, në një dokumentar në Netflix.

Anderson e bëri të ditur lajmin në rrjetet sociale me një shënim të shkruar me dorë, sqaron: “Jeta ime/ Një mijë papërsosmëri/ Një milion keqkuptime/ Ligësi, egërsi dhe humbje/ Unë vetëm mund të të befasoj / Jo një viktimë, por një e mbijetuar /Dhe gjallë, për të treguar historinë e vërtetë.”

Djali i Anderson, Brandon Thomas Lee është producent i projektit.

Thuhet se për këtë film-dokumentar Pamela Anderson ka punuar për vite me radhë.