Showbiz

Jennifer Lopez poston videon duke qarë nga shtrati

Jennifer Lopez poston videon duke qarë nga shtrati

Jennifer Lopez, një nga mbështetëset e Biden në fushatë është zgjuar e përlotur. Pasi ka parë lajmet rreth fitores së kandidatit demokrat, J.Lo ka xhiruar një video që nga krevati duke rrëfyer emocionet e saj.



“Shumë e lumtur këtë mëngjes, s’kam fjalë. Shpresoj të jetë një ditë më e mirë për vendin, janë lot lumturie. Është ditë e re dhe shpresoj të duam dhe të vlerësojmë njëri-tjetrin. Të bëhemi bashkë, jemi SHBA, vendi më i mrekullueshëm në gjithë planetin. Historia po shkruhet sot për të gjitha vajzat e vogla që duan të kenë një zë”, thotë ndër të tjera Jennifer Lopez.