Showbiz

Jennifer Aniston shfaqet me thinja, komentet e ndjekësve mund t`i imagjinoni

Jennifer Aniston shfaqet me thinja, komentet e ndjekësve mund t`i

Jennifer Aniston po shfaqet gjithmonë e më natyrale dhe fansat nuk mund të jenë më të lumtur.

Në një postim në Instagram që promovonte markën e saj të re të kujdesit për flokët LolaVie javën e kaluar, ajo u shfaq me thinjat në kokë.

Jennifer Aniston shfaqet me thinja, komentet e ndjekësve mund t`i

Aniston i kishte kapur flokët gjysmë bisht dhe dalloheshin qartë fijet gri.

Komentet mund t'i imagjinoni vetë.

“Bravo që lejove që grija të dalë në sipërfaqe – freskuese”, komentoi një fanse në Instagram.

"Jen flokët e tu janë thjesht një kryevepër dhe të gjithë janë dakord", shkruan një tjetër.

Jennifer Aniston shfaqet me thinja, komentet e ndjekësve mund t`i

"I dua njerëzit që përqafojnë plakjen e tyre."

“Jennifer Aniston duket e mrekullueshme në gri,” shkruan një tjetër në Twitter.

Aniston në një intervistë për InsStyle në 2019-ën tha: "Nuk do të gënjej, nuk dua flokë gri akoma". Ndoshta ka ardhur koha…