Showbiz

Jennifer Aniston flet për herë të parë për problemet me fertilitetin: Ja pse nuk u bëra dot nënë

Jennifer Aniston flet për herë të parë për problemet me

Jennifer Aniston i ka shmangur thashethemet e shtatzënisë për dekada, dhe madje ajo ka hequr qafe presionin e publikut për t'u bërë nënë në shumë raste.

Ndërsa tani për herë të parë, aktorja ka folur për problemet e saj me fertilitetin dhe rrugën e saj sfiduese me fekondimin in vitro. Në një intervistë të re për Allure, 53-vjeçarja tregon se u përpoq të krijonte familje disa vite më parë, por jeta kishte plane të tjera për të.

Jennifer Aniston flet për herë të parë për problemet me

“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua”.Të gjitha vitet, vitet e spekulimeve... Ishte vërtet e vështirë. Unë isha duke kaluar IVF, duke pirë çajra kinezë. Po bëja gjithçka mundja. Unë do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji vetes një nder’. Ti thjesht nuk e mendon. Dhe ja ku jam sot. Ajo mundësi tashmë ka ikur, "tha ajo.

Jennifer Aniston flet për herë të parë për problemet me

Ndërsa bisedonte me Allure, ylli tha se thashethemet e shtatzënisë nuk ishin gjithmonë ato që e shqetësonin më shumë. Përkundrazi, sugjerimi se ajo ishte ‘egoiste’ për t'u përqendruar në karrierën e saj dhe për të mos pasur fëmijë i mbeti vërtet nën lëkurë.

“(Njerëzit menduan se) Unë vetëm kujdesesha për karrierën time. Dhe se arsyeja pse burri im më la, pse u ndamë, ishte sepse nuk do t'i jepja një fëmijë. Ishte gënjeshtër absolute”, tha ajo.