‘Jam zemërthyer’. Tina Turner humbet njeriun që besoi tek ajo kur askush nuk e njihte

E Premte 15 Janar 2021, 15:32
TiranaPost
“Jam zemërthyer. Rhonda ishte shoqja ime më e dashur, e besuara ime. Ajo besoi tek unë kur askush nuk besonte dhe do më mungojë shumë, humori i saj, këshillat e mençura të saj. Miqësia me të do jetë përgjithmonë e çmuar për mua. Prehu në paqe”, shkruan Tina Turner në postimin dedikuar mikes së zemrës.
Rhonda Graam nuk ishte vetëm shoqja e saj, por edhe asistentja prej një jete. Tina nuk e ndërroi kurrë asistenten e saj për më shumë se 55 vite.
Një foto e postuar nga Tina i shfaq të dyja në një festë ditëlindje, shumë vite më parë, duke provuar dhuratën, biçikletën.
Rhonda ishte 76 vjeçe. Ajo i mbyll sytë përgjithmonë në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe shkaku ende nuk dihet.