Iva Tiço hap konkurs në Instagram dhe gjen belanë me ndjekëset

E Shtunë 6 Mars 2021, 13:02
TiranaPost
Iva Tiço ka zgjedhur një mënyrë ndryshe nga “Giveaway”-të e zakonshëm që të detyrojnë të bësh tag e like. Ftoi ndjekëset e saj t`i nisnin foto të ëmbëlsirave të bukura që kanë gatuar dhe e sqaroi se si do funksiononte.
Secila ka të drejtën për të nisur vetëm një foto. Pastaj të gjitha do postohen në story, si më poshtë dhe vetë ndjekësit e saj do votojnë.
Vajzat kanë ndjerë frymën e garës dhe po i shkelin rregullat. Disa nisin shumë foto, të tjera votojnë negativisht kundërshtaren. Për këtë arsye Iva u detyrua t`i sqarojë edhe njëherë.